Aktualitet

Mbeti i vdekur në atentat, Sadikaj emër i njohur për policinë, i riu nga Berati i proceduar më parë

i proceduar më parë për tentativë vrasje. 

11 Qershor 2022, 14:34 Nga A.B
Mbeti i vdekur në atentat, Sadikaj emër i njohur për
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pas atentatit që iu bë në Tiranë, është emër i njohur për forcat blu. I riu ishte i proceduar më parë për tentativë vrasje. 

Sadikaj, nga Berati ishte duke drejtuar mjetin 'Golf' në rrugën Sauk-Teg, në momentin që mjeti i shpërtheu në flakë. Fillimisht u raportua për një defekt teknik mirëpo më pas u zbulua se bëhet fjalë për një atentat.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll