Aktualitet

FOTO- Humbi jetën pas atentatit me tritol në Tiranë, ky është Aleksandër Sadikaj

Sadikaj mori plagë të rënda në trup, duke mos mbijetuar dot. Ai humbi jetën rrugës për spital. 

11 Qershor 2022, 15:27 Nga A.B
FOTO- Humbi jetën pas atentatit me tritol në Tiranë, ky
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Personi në foto është Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili ra pre e një atentati me tritol në Tiranë. Dosja.al ka siguruar foton e viktimës. Sadikaj mori plagë të rënda në trup, duke mos mbijetuar dot e duke humbur jetën rrugës për spital. 

FOTO- Humbi jetën pas atentatit me tritol në Tiranë, ky

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë Osmani.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll