Aktualitet

Atentat me tritol në Tiranë, kush është 27-vjeçari që po lufton me jetën (EMRI)

Sadikaj është transportuar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 

11 Qershor 2022, 14:08 Nga A.B

Atentat me tritol në Tiranë, kush është 27-vjeçari

TIRANË- Mjetit të Aleksandër Sadikaj, iu vendos lënda plasëse në mjetin tip 'Golf'. Makina e 27-vjeçarit shpërtheu ditën e sotme në flakë në rrugën Sauk-Teg. Dosja.al siguroi pamjet ekskluzive nga shpërthimi i mjetit në autostradë.

Gjendja e të riut nuk është e mirë pasi pësoi lëndime të shumta nga flakët e zjarrit. Sadikaj është transportuar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll