Aktualitet

Shpërthimi i makinës në Tiranë, policia: Mjetit iu vendos lëndë eksplozive

27-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

11 Qershor 2022, 14:03 Nga A.B
Shpërthimi i makinës në Tiranë, policia: Mjetit iu vendos
Mjeti i djegur

TIRANË- Lëndë plasëse iu është vendosur mjetit 'Golf' në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Policia sqaron se mjeti shpërthu në orën 13:35, teksa ishte gjatë ecjes. 27-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll