Aktualitet

Atentat me eksploziv në Tiranë, vdes 27-vjeçari, makina shpërtheu në ecje

Aleksandër Sadikaj humbi jetën gjatë atentatit me eksploviz në Tiranë.

11 Qershor 2022, 13:53 Nga A.B
Atentat me eksploziv në Tiranë, vdes 27-vjeçari, makina
Makina ku udhëtonte Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Atentat me eksploziv në Tiranë. Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili ishte duke drejtuar mjetin 'Benz' në autostradën Sauk-Teg ka ndërruar jetë. Mjeti në pronësi të Petrit Osmanit, i drejtuar nga Sadikaj, shpërtheu në erë në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut. Fillimisht, policia raportoi se gjendja e të riut ishte e stabilizuar mirëpo më pas u bë e ditur se 27-vjeçarit iu ishin këputur gjymtyrët e poshtme. Si pasojë e plagëve të rënda që mori, Sadikaj humbi jetën. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll