Bota

Covid-19 rikthen kufizimet në Kinë, mbyllet transporti publik, do punohet nga shtëpia

Shangai dhe Pekini u goditën me bllokime të reja, mbyllje dhe testime masive

10 Qershor 2022, 13:55 Nga d.d
Covid-19 rikthen kufizimet në Kinë, mbyllet transporti publik, do
Foto ilustruese

KINË-Presidenti i Kinës Xi Jinping, ka përsëritur angazhimin e vendit të tij për zero-Covid, duke deklaruar se "këmbëngulja është fitore", pasi Shangai dhe Pekini u goditën me bllokime të reja, mbyllje dhe testime masive vetëm një javë pasi qytetet festuan lehtësimin e kufizimeve.

“Ne duhet t’a përmballojmë në mënyrë të palëkundur politikën e përgjithshme të 'pastrimit dinamik', të forcojmë besimin, të eliminojmë ndërhyrjet, të kapërcejmë mendimet ‘paralizuese’, t'i kushtojmë vëmendje detyrave kryesore të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë,” tha Jinping.

Në përgjigje të shpërthimit më të keq të pandemisë në Kinë, Shanghai kaloi muaj nën një bllokim të rreptë, ndërsa autoritetet e Pekinit vendosën bllokime të lokalizuara, mbyllje të vendeve dhe transportit publik dhe urdhra për punë nga shtëpia. 

Sipas BBC, javën e kaluar kishin filluar të lehtësonin kufizimet , me autoritetet që lavdëronin frenimin e shpërthimeve të variantit Omikron.

Sot media zyrtare shtetërore e Kinës, raportuan se presidenti u kërkoi zyrtarëve të koordinojnë në mënyrë efektive parandalimin e epidemisë me zhvillimin ekonomik dhe social dhe "të kapërcejnë me vendosmëri disa nga vështirësitë".

Ekspertët parashikojnë që Kina do të luftojë për të përmbushur objektivin e saj të rritjes ekonomike prej rreth 5.5% këtë vit, pasi bllokimet e virusit që detyrojnë mbylljen e bizneseve. 

kine xi jinping

Sondazh

Poll