Bota

Arrestohet një burrë në Greqi, iu gjetën materiale pornografike për femijë

Autoritetet mbërritën në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit u zbulua përfshirja e tij në këtë rast.

10 Qershor 2022, 13:01 Nga j.c
Arrestohet një burrë në Greqi, iu gjetën materiale
Foto ilustruese

GREQI- Arrestohet një burrë në Greqi pasi iu gjet më shumë se 2.5 milionë dosje me materiale pornografike për fëmijë. Pas një hetimi të kryer në Darknet në bashkëpunim me Nën Drejtorinë e Prokurorisë së Krimeve Kibernetike të Greqisë së Veriut me Europol kanë zbuluar vendodhjen e autorit.

Autoritetet mbërritën në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit u zbulua përfshirja e tij në këtë rast. Autorit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 hard disqe. Sipas Proto Thema, materialet kanë kaluar Prokurorisë së Athinës dhe do të ekzaminohet nga Ekzaminimi Paraprak për hetimin e mëtejshëm të çështjes.


arrestohet nje burre ne greqi

Sondazh

Poll