Bota

Megaoperacioni në Selanik, sekuestrohen 300 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, në pranga 4 britanikë

Ngarkesa e drogës ishte nisur Kga Kolumbia, duke mbërritur në portin e Selanikut në një kontejner me banane. Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë në flagrancë.

10 Qershor 2022, 13:31 Nga d.a
Megaoperacioni në Selanik, sekuestrohen 300 kg kokainë që vinte
Pamje nga sekuestro

GREQI- Një operacion i madh policor është organizuar në Selanik të Greqisë ku janë arrestuar 4 persona dhe janë sekuestruar mbi 300 kg kokainë, vlera e të cilës kap nga 10 deri në 14 milion euro, nga një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia.

Sipas mediave vendase, ngarkesa e drogës ishte nisur Kga Kolumbia, duke mbërritur në portin e Selanikut në një kontejner me banane. Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë në flagrancë.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetas britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës të cilët vitet e fundit jetonin në Athinë. Sipas të njëjtave burime, operacioni është kryer nga Prokuroria e Drogës së Selanikut në bashkëpunim me autoritetet italiane, pasi rasti dyshohet se lidhet me një ngarkesë kokaine, e cila u kap 1.5 muaj më parë në një anije në Kalabri.

Operacionit i ka paraprirë një hetim metodik dhe i plotë, i cili ka zbuluar se ky rrjet ishte aktiv në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, të cilën e importon në territorin europian, por edhe në Australi nga portet e vendeve të Amerikës Latine, me qëllim trafikimin e mëtejshëm të tyre.

Nga hetimet e kryera ndaj të arrestuarve, në I.X., në një automjet, në një shtëpi luksoze që kishin marrë me qira, si dhe në një shtëpi që banonte në Atikë, ndër të tjera, u gjetën dhe u konfiskuan:

297 kg e 257 gramë kokainë, e ndarë në 260 pako,
pistoletë me karikator që përmban 9 fishekë,
kuti që përmban 41 fishekë,
2 radio portative,
2 aparate për interferencë sinjali,
2 pajisje pozicionimi elektronik,
1000 euro, si të ardhura nga trafiku i drogës,
doreza pune, shirita izolues, prerëse letre metalike dhe
11 celularë që i përdornin për transaksionet e tyre të paligjshme si dhe 3 pako lidhje celulare.

Nga analiza e të dhënave të rastit dhe nga sasitë e konfiskuara, vlerësohet se përfitimi pasuror i kundërligjshëm që do të përfitonte qarku i kalon 10.000.000 euro.

Vihet re se njëri prej të arrestuarve të organizatës kriminale në tentativë për t'u arratisur ka tentuar të çarmatosë një punonjës policie, ndërsa përveç kësaj janë identifikuar edhe detajet e një anëtari të pestë të grupit, i cili është në kërkim.

droge ne greqi policia greke

Sondazh

Poll