Bota

VD-'Open Balkan'/ Scholz e thotë hapur: Për ne prioritet ka Procesi i Berlinit

Kancelari tha se të gjitha vendet duan të shkojnë në BE, prandaj rregullat e Procesit të Berlinit duhet të zbatohen. 

10 Qershor 2022, 12:08 Nga F.M
VD-'Open Balkan'/ Scholz e thotë hapur: Për ne prioritet ka
Olaf Scholz, kancelar
Olaf Scholz, kancelar

PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz e përsëriti qendrimin e Berlinit zyrtar se prioritet përta është ecuria e procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në ndalesën që Scholz pati në Prishtinë, kancelari tha se të gjitha vendet duan të shkojnë në BE, prandaj rregullat e Procesit të Berlinit duhet të zbatohen. 

Për ne prioritet të madh ka tregu i përbashkët rajonal duhet të përparojë bashkë me çështjet që ka brenda. Është e rëndësishme që të arrihen parimet që janë të arritshme, nëse më lejoni të shtoj, të gjithë duan të shkojnë në BE, atje janë të vlefshme rregullat dhe duhet rijetëzuar Procesi i Berlinit.

Olaf Scholz, kancelar

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

olaf scholz albin kurti olaf scholz ne prishtine

Sondazh

Poll