Bota

Serbi/ Raportimet kërcënuese për vendosjen e bombave në 214 shkolla në Beograd janë të rreme

Filipoviq deklaroi gjithashtu se një ndër gjërat e mira që la pas pandemia e koronavirusit është përshtatja e mësimit online.

10 Qershor 2022, 12:40 Nga DOSJA
Serbi/ Raportimet kërcënuese për vendosjen e bombave në 214
Policia Serbi

SERBI- Serbia ka njoftuar hapjen e 214 shkollave fillore dhe të mesme në Beograd pas alarmit të rremë për bombë. Dragan Filipoviq, kryetar i Administratës së Shkollës për Beogradin ka thënë se tashmë shkollat po funksionojnë normalisht. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Brendshme ka përfunduar dje pasdite investigimi i ngjarjeve, ku është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. 

Sipas mediave serbe, Filipoviq deklaroi gjithashtu se një ndër gjërat e mira që la pas pandemia e koronavirusit është përshtatja e mësimit online, pasi ndërkohë që po bëhej kontrolli i shkollave nxënësit kanë zhvilluar mësimin pa ndërpjrerje online.

"Pandemia e koronavirusit na ndihmoi për diçka dhe na mësoi se shkollat ​​mund të organizohen shumë shpejt për mësim në distancë. Kjo është një situatë e pakëndshme kur na ndodh që në gjashtë të mëngjesit të marrim njoftim se kemi vendosur eksploziv në 214 shkolla, por fatmirësisht këto janë raporte të rreme. Për fat të mirë, mësimdhënësit janë të gatshëm të organizojnë dhe mbajnë mësime në kohë reale që zgjasin 45 minuta, pa marrë parasysh se bëhet fjalë për orë online,”-tha Filipoviq.

Sondazh

Poll