Bota

Nikaragua autorizon dislokimin e forcave ushtarake ruse

Qeveria e Nikaraguas autorizoi gjithashtu praninë e kontingjenteve të vogla të trupave ruse për shkëmbimin e përvojave dhe stërvitjen.

10 Qershor 2022, 13:26 Nga j.c
Nikaragua autorizon dislokimin e forcave ushtarake ruse
Daniel Ortega

NIKARAGUA- Qeveria e presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega, ka autorizuar trupat, avionët dhe anijet ruse që të vendosen në Nikaragua për qëllime trajnimi.

Sipas Aljazeera, në një dekret të botuar këtë javë dhe të konfirmuar nga Rusia të enjten, Ortega do të lejojë trupat ruse të kryejnë detyrat e zbatimit të ligjit, ndihma humanitare, shpëtimi dhe misionet e kërkimit në raste emergjente ose fatkeqësish natyrore.

Qeveria e Nikaraguas autorizoi gjithashtu praninë e kontingjenteve të vogla të trupave ruse për shkëmbimin e përvojave dhe stërvitjen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha për gazetën ruse Sputnik se keto ishin procedura rutinë të cilat bëheshin dy herë në vit.

“Po flasim për një procedurë rutinë, dy herë në vit për miratimin e një ligji të Nikaraguas për pranimin e përkohshëm të personelit ushtarak të huaj në territorin e saj me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë reagimet humanitare dhe emergjente, luftimin e krimit të organizuar dhe trafiku i drogës”- tha Zakharova.

Nikaragua tha gjithashtu se do të lejojë praninë e anijeve detare dhe ajrore të forcave të Venezuelës, Hondurasit, Guatemalës, Republikës Domenikane, Kubës, Meksikës, El Salvadorit dhe Shteteve të Bashkuara. 

daniel ortega

Sondazh

Poll