Bota

"Mendoj se ishte pozitiv", Scholz flet për takimin Kurti-Vuçiç në Berlin

Kancelari gjerman foli dhe për takimin e mbajtur rreth një muaj më parë në Berlin mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të cilin e konsdieroi shumë pozitiv.

10 Qershor 2022, 12:34 Nga d.a
"Mendoj se ishte pozitiv", Scholz flet për takimin
Scholz dhe Kurti

KOSOVË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka thë se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun dhe të mbyllin çështjet e prapambetura për të vazhduar rrugën drejt BE-së.

Kancelari gjerman foli dhe për takimin e mbajtur rreth një muaj më parë në Berlin mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të cilin e konsdieroi shumë pozitiv.

Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasë gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji. Është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut, qëllimi i gjithë kësaj është përafrimi me BE, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”.-tha Shcolz.

Ai  foli edhe për Serbinë dhe politikën e saj të mosvendosjes së sanksioneve që po ndjek ndaj Rusisë ku u shpreh se kush dëshiron të bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë rregullat e përbashkëta.

Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë gjithë regjimin që vjen, po flas për rregullat e përbashkëta, duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionit, demokracinë, hapjen, transparencën dhe një politiktë të përbashkët kundrejt vendeve të tjerë. Këtu bën pjesë edhe sanksionet që BE i ka vendosur, kjo duhet të pranohet nga një vend që synon BE-në”. -përfundoi kancelari gjerman.

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

olaf scholz ne prishtine albin kurti

Sondazh

Poll