Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Scholz: Qeveria gjermane e angazhuar për realimin e saj

Kancelari gjerman u shpreh se për të hequr regjimin e vizave për Kosovën duke të bindet të gjithë partnerët europian se një gjë e tillë duhet të realizohet.

10 Qershor 2022, 12:40 Nga d.a
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Scholz: Qeveria gjermane e
Olaf Scholz

KOSOVË-Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka shprehur dhe njëherë mbështetjen dhe angazhimin e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kancelari gjerman u shpreh se për të hequr regjimin e vizave për Kosovën duke të bindet të gjithë partnerët europian se një gjë e tillë duhet të realizohet.

“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.

Në takimin e mbajtur një muaj më parë në Berlin me Kurtin, Scholz u shpreh se qeveria e tij e ka në axhendën e saj qeverisëse liberalizmin e vizave për Kosovën.

Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje me Bashkimin Europian në biseda me partnerët”, tha kancelari gjerman.

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

olaf scholz ne prishtine

Sondazh

Poll