Bota

 U zhduk 40 vite më parë kur ju vranë prindërit, gjendet falë ADN-së 42-vjeçarja në Teksas

Në një konferencë shtypi, zyrtarët e Teksasit thanë se "gëzohen" që ajo është e sigurt

10 Qershor 2022, 13:34 Nga d.d

 

 U zhduk 40 vite më parë kur ju vranë prindërit,
Holly Crouse mban një foto të prindërve të saj të vrarë

SHBA-Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, ka njoftuar se është gjetur fëmija i dy prindërve që u vranë në Teksas më shumë se 40 vjet më parë. Holly Crouse, tani 42 vjeçe, nuk u gjet me prindërit e saj ngjarjën e vrasjes së vitit 1981. Çifti u identifikua deri në vitin 2021 duke përdorur testet e ADN-s.

Sipas BBC, në një konferencë shtypi, zyrtarët e Teksasit thanë se "gëzohen" që ajo është e sigurt, por vrasja e prindërve të saj mbetet e hapur.

Zyrtarët thonë se një kult fetar misterioz mund të jetë përgjegjës për vdekjet. Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr, ishin zhvendosur nga Florida në Teksas pak para se të gjendeshin të vrarë në pyll në Hjuston.

Crouse mësoi për herë të parë për identitetin e saj kur ajo u vizitua në vendin e punës nga policia të martën ditën e ditëlindjen e 63-të e babait të saj.

 

 

holly crouse

Sondazh

Poll