Bota

"Në 2033 BP të jetë pjesë e BE-së", Mitsotakis: Në qershor të jepet vendimi për Shqipërinë dhe RMV

Mitsotakis u shpreh se sipas kritereve të caktuara duhet të ofrohet pranimi i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE deri në 2033. Ai theksoi se hapi i parë duhet të jetë nisja e konferencës së parë ndërqeveritare pas dy javësh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

10 Qershor 2022, 13:13 Nga d.a
"Në 2033 BP të jetë pjesë e BE-së",
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis në prag të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Selanik, ka folur rreth integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Protothemes, Mitsotakis u shpreh se sipas kritereve të caktuara duhet të ofrohet pranimi i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE deri në 2033. Ai theksoi se hapi i parë duhet të jetë nisja e konferencës së parë ndërqeveritare pas dy javësh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Mesazhi im sot është i qartë: Sipas kritereve të përcaktuara, le të ofrojmë pranimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Kjo është vonuar për një kohë të gjatë.Hapi i parë duhet të jetë një vendim brenda dy javësh në Bruksel për të zhbllokuar rrugën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë."-tha Mitsotakis.

Mitsotakis theksoi se zhbllokimi i rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë një përparësi për bllokun pasi Ballkani e interpreton vonesën si ndryshim të vazhdueshëm.

BE vazhdon të flasë për një angazhim konkret ndaj Ballkanit Perëndimor dhe pret përmbushjen e plotë të kushteve që ka vendosur. Megjithatë, rajoni e interpreton këtë si lodhje të BE-së nga zgjerimi dhe si një ndryshim i vazhdueshëm i qëllimeve. Lufta në Ukrainë ka intensifikuar ndjenjën se BE-ja po e zhvendos fokusin e saj."-vijoi ai.

Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit si çift.

 

 

kyriakos mitsotakis integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll