Bota

Kurti në konferencë me Scholz: Duam një Ballkan në BE pa formulime të tjera

Mesazhi i Kurtit vjen pas kundërshtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj iniciativës “Open Balkan”.

10 Qershor 2022, 12:06 Nga F.M

Kurti në konferencë me Scholz: Duam një Ballkan në BE pa

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka përsëritur dhe njëherë qëndrimin e Prishtinës zyrtare se ata përkrahin Procesin e Berlinit dhe është mundësia më e mirë për bashkëpunimin rajonal.

"Ne do të punojmë maksimalisht, BE është fati ynë dhe Evropa është fati ynë. Ne duam një Ballkan Evropian, pa formulime të tjera brenda Ballkanit."-tha Kurti.

Mesazhi i Kurtit vjen pas kundërshtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj iniciativës “Open Balkan” të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ku në Samitin e fundit ishin të ftuar dhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

albin kurti olaf scholz

Sondazh

Poll