Bota

VD-Olaf Scholz: Serbia ta harrojë BE pa njohur Kosovën, të mos ketë iluzione

Scholz kërkoi që dialogu të ecë përpara

10 Qershor 2022, 12:05 Nga f.g

VD-Olaf Scholz: Serbia ta harrojë BE pa njohur Kosovën, të mos

PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz i dërgoi një mesazh të qartë Beogradit se nëse nuk njeh Kosovën atëherë integrimi në Bashkimin Evropian është i pamundur. Scholz kërkoi që dialogu të ecë përpara ndërsa tha se "Serbia nuk duhet të ketë iluzione". 

"Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë të gjithë regjimin që vjen me të. Duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën dhe këtu bën pjesë edhe regjimi i sanksioneve. Për këtë gjë është e rëndësishme që një vend që synon BE-në nuk duhet të ketë iluzione përsa i përket kësaj gjëje. Kosova dhe Serbia të gjëjë një marrëveshje. Dialogu është rruga që i hap Kosovës më tej perspektivën europiane."-tha Scholz.

 

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

olaf scholz olaf scholz ne prishtine albin kurti

Sondazh

Poll