Bota

VD-Scholz me Kurtin: Procesi i Berlinit duhet të rinisë, i vetmi i pranuar në Evropë

Scholz përsëriti rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe kërkoi që ecuria të pranohet dhe të zhvillohet. 

10 Qershor 2022, 12:00 Nga f.g
VD-Scholz me Kurtin: Procesi i Berlinit duhet të rinisë, i vetmi i
Olaf Scholz, kancelar

PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe kërkoi çuarjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi. Në konferencën që pati krah Albin Kurtit në ndalesën që pati në Prishtinë, Scholz përsëriti rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe kërkoi që ecuria të pranohet dhe të zhvillohet. 

Scholz: Udhëtimi im këtu është për t’i vazhduar bisedat që kemi nisur në Berlin, Proceli i Berinit është e vetmja gjë që po të nisë do të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Ne nuk mund të vendosim çdo gjë, por është e rëndësishmë që ne në Evropë të kemi një proces, që pranohet dhe zhvillohet. Ka vende që na inspirojnë besim dhe këtë duam ta zhvillojmë më tej.

Scholz: Dialogu Kosovë Serbi të ecë përpara

"Jam i gëzuar që po vizitoj Kosovën. Si shembull përmend bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë duke treguar edhe marrëdhëniet e ngushta mes vendeve. Krahas marrëdhënieve bilateriale kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe pozicionimin e Kosovës, kundër luftës në Ukrainë. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të çohet përpara."

Kurti: Serbia po e bllokon procesin

Kryeministri shqiptar Albin Kurti tha se ngecja e dialogut me Beogradin vjen për shkak të palës serbe.

"Serbia po vazhdon të bllokojë procesin. Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i kushton procesit të Berlinit si mundësia më e mirë për rajonin. Nxisim dhe inkurajojmë çdo vend në Ballkan që të angazhohet në tregun e përbashkët rajonal. Ne besojmë se të gjithë do të përfitojmë duke hequr barrierat me tregtinë e lirë”, tha Kurti.

Kancelari gjerman ka nisur sot turin dyditor në Europën Juglindore ku pas vizitës së tij në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Gjatë ditës së nesërme Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Sipas zëdhënëses së qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

olaf scholz albin kurti olaf scholz ne prishtine

Sondazh

Poll