Aktualitet

Shoferi i ambulancës në Fier nuk frenon fort, rrëzohet pacientja dhe plagoset

Është proceduar penalisht shoferi i ambulancës pasi teksa ishte duke drejtuar mjetin, frenoi shumë e për pasojë pacientja që ishte brenda u plagos

9 Qershor 2022, 12:56 Nga A.B
Shoferi i ambulancës në Fier nuk frenon fort, rrëzohet pacientja
Ambulanca

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një ambulancë u përfshi në një aksident duke lënë të plagosur pacienten që ishte brenda. Policia njofton se është proceduar penalisht shoferi i ambulancës me inicialet L.P, pasi teksa ishte duke drejtuar ambulancën, frenoi shumë e për pasojë pacientja që ishte brenda u plagos. 64-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

fier aksident ne fier ambulanca

Sondazh

Poll