Aktualitet

Donte para për kokainë, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Nevila Pjetrit në Itali

dy dëshmitarë hedhin poshtë pretendimin e tij pasi ata e kanë dëgjuar 32-vjeçarin teksa hidhte trupin e pajetë të Nevila Pjetrit në bregun e përroit Parmignola.

9 Qershor 2022, 11:53 Nga DOSJA
Donte para për kokainë, zbardhen detaje të reja nga vrasja e
Nevila Pjetri, Carlo Bertolotti dhe Daniele Bedini

ITALI- Autoritetet italiane janë duke vazhduar me zbardhjen e vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe transgjinorit Carlo Bertolotti në qytezën e Sarzanës, teksa në pranga kanë vendosur 32-vjeçarin, Daniele Bedini, të akuzuar për krimin e dyfishtë.

32-vjeçari tashmë i arrestuar në burg ndërkohë ka deklaruar se është i pafajshëm duke mohuar akuzat. Por dy dëshmitarë hedhin poshtë pretendimin e tij pasi ata e kanë dëgjuar 32-vjeçarin teksa hidhte trupin e pajetë të Nevila Pjetrit në bregun e përroit Parmignola, duke shqipëtuar këto fjalë: “Të të bëhet mirë”.  Sa i përket historikut të tij kriminal, autori akuzohet për një listë vjedhjesh, grabitjesh, blerje të mallrave të vjedhura, ndërsa ka kryer edhe disa sulme në bizneset tregtare ku ai ishte klient.

Sipas prokurorisë, në lokalitetin e njohur si “dy liqenet”, në periferi të Sarzanës, 31-vjeçari Daniele Bedini prej vitit 2015 ka shkuar gjithmonë për të marrë kokainë, ose kërkonte para për të blerë lëndë narkotike nga kalimtarët.

Me justifikimin për të kryer marrëdhënie seksuale me Nevila Pjetrin që ushtronte prostitucion në zonë, Bedini dyshohet se e ka marrë atë dhe e ka urdhëruar që t’i jepte menjëherë paratë që kishte në çantë. Hetuesit dyshojnë se pas refuzimit dhe rezistencën së 35-vjeçares, Benati e ka vrarë shqiptaren. Ndërkohë sa i përket viktimës tjetër, ai e ka rrahur dhe vrarë duke e qëlluar me plumb.

Sipas La Repubblica, në bazë të provave që u mblodhën nga policia italiane e drejtuar nga koloneli Andrea Fabi, u pa nga kamerat e sigurisë që kamionçina e bardhë në emër të zdrukthtarisë së babait të tij, që ishte larë pak para mbërritjes së policisë. Mes provave të siguruara janë edhe rrobat që autori i dyshuar kishte veshur atë natë, të cilat përkojnë me ato që kanë parë dëshmitarët.

Po ashtu një tjetër provë që bie në kundërshtim me deklaratën e tij në polici është edhe që plagët e shkaktuara pas qafe dhe veshit të viktimës shqiptare, përkojnë me pistoletën e kalibrit 22, e cila u zhduk nga shtëpia e babait të tij disa ditë më parë dhe ende nuk është gjetur. Të njejtat plagë përkojnë edhe me viktimën tjetër e cila u gjend 48 orë pas shqiptares.

Bedini, ka deklaruar se atë natë ka qenë me shokët e tij deri në tre të mëngjesit në lokalin Aisha.

“Atë të shtunë mbrëma qëndrova deri në dy ose tre të mëngjesit te Aisha. Isha me qenin tim dhe dy shokët e mi”-tha ai.

Ndërkohë, në dëshminë e tyre punonjësit e lokalit pohuan se; “Daniele Bedini e njohim si fytyrë, por nuk mund ta dimë nëse ka qenë këtu atë mbrëmje”.

nevila pjetri daniele bedini carlo bertolotti

Sondazh

Poll