Aktualitet

Ndahet nga jeta 'Mjeshtrja e Cirkut Kombëtar', bashkëshortja e Skënder Sallakut

“Artistja e Merituar” dhe “Mjeshtra e madhe të punës”, ishte pjesë e trupës së cirkut që në moshën 11-vjeçare. 

9 Qershor 2022, 10:57 Nga DOSJA

 

Ndahet nga jeta 'Mjeshtrja e Cirkut Kombëtar', bashkëshortja
Vitore Sallaku

TIRANË- Është ndarë nga jeta Vitore Sallaku, ish-akrobate dhe pionere e Cirkut Kombëtar. Sallaku u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Akrobatja ishte bashkëshortja e Skënder Sallakut, artistit të njohur të humorit i cili u nda nga jeta në vitin 2014 pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Artistja e Merituar” dhe “Mjeshtra e madhe të punës”, ishte pjesë e trupës së cirkut që në moshën 11-vjeçare.  Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

KUSH ISHTE VITORE SALLAKU RASHA? E lindur në Tiranë, Sallaku, përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet i dha skenës numra të paarritshme dhe sot.

vdes vitore sallaku vitore sallaku

Sondazh

Poll