Aktualitet

Kapet me granata dhe fishekë, arrestohet 26-vjeçari në Himarë

Në fshatin Nivicë, në stanin e të riut, policia gjeti 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.

9 Qershor 2022, 11:57 Nga A.B
Kapet me granata dhe fishekë, arrestohet 26-vjeçari në
Granata

VLORË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike dhe sasi municioni luftarake. Në fshatin Nivicë, në stanin e të riut, policia gjeti 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva. I riu do të akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet masive të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër. Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohet një sasi municioni luftarak, si dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sattiva. Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.-Në përfundim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne himar arrestim himar

Sondazh

Poll