Aktualitet

I "forti" i Niklës rrëfen atentatin: Kisha ndaluar makinën kur më qëlluan,isha me djalin e xhaxhait

I riu tha se është qëlluar nga një distancë e vogël.

9 Qershor 2022, 09:54 Nga F.M
I "forti" i Niklës rrëfen atentatin: Kisha ndaluar
Marklen Haka

FUSHË KRUJË- Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës që iu bë atentat një ditë më parë ka treguar se atentatorët i ka parë nga pasqyra e makinës. Nga spitali i Traumës ku po merr mjekimin e nevojshëm, Haka ka treguar para grupit hetimor se ka vënë re që ka pasur një makinë pas tij, por nuk ka menduar se mund të kishte lidhje me të. I riu tha se është qëlluar nga një distancë e vogël.

“Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël. Mjetin pas meje e pashë disa herë kur po udhëtoja, por nuk e mendova se do më qëllonin”, mësohet të jetë shprehur Haka.

Personat që i kanë bërë atentat Marklen Hakës kanë qenë me një mjet të llojit “Audi A7”. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur, mësohet se “Audi A7” është afruar paralel me makinën e Marklen Hakës, dhe njëri nga personat ka qëlluar me armë nga xhami i makinës. Atentatorët janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, pamje të cilat janë në duart e grupit hetimor. Haka është qëlluar me 20 plumba, por e kapi vetëm njëri prej tyre në nofull. 

Ai është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij. Mësohet se kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut që ra pre e një grabitjeje pak muaj më parë. Haka ka qëndruar aty për më shumë se dy orë dhe kur është parë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhet edhe sot.

marklen haka atentat marklen hakes

Sondazh

Poll