Aktualitet

Shtëpia e barit në Koplik, Gjykata lë në burg pronarin e banesës dhe 2 punonjësit

Në banesën e Nikdukaj u gjet një ambjent i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambjent me llampa

9 Qershor 2022, 12:35 Nga DOSJA
Shtëpia e barit në Koplik, Gjykata lë në burg pronarin e
Gjykata Shkoder

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” Ramiz Nikdukaj 64 vjeç, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç, këto dy të fundit nga Cerriku, pasi u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

Në banesën e Nikdukaj u gjet një ambjent i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambjent me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambjentin ku kultivoheshin bimët.

shtepi bari koplik

Sondazh

Poll