Aktualitet

Atentat me 20 plumba, Haka u dërgua fillimisht në shtëpinë e vëllait të Nazmi Çangut

Kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut.

9 Qershor 2022, 10:35 Nga F.M
Atentat me 20 plumba, Haka u dërgua fillimisht në shtëpinë e
Vendi ku iu bë atentat Marklen Hakës

FUSHË KRUJË- Marklen Haka, anëtari i abndës së Niklës është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij pas atentatit që iu bë një ditë më parë. Mësohet se kushëriri nuk e ka dërguar Hakën në spital, por fillimisht është nisur drejt shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut që ra pre e një grabitjeje pak muaj më parë.

Haka ka qëndruar aty për më shumë se dy orë dhe kur është parë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, është nisur me urjgencë drejt spitalit të Traumës.

Atentati ndaj Marklen Hakës u bë pasditen e djeshme kur 30-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë tip "Golf" drejt Niklës. Ai u qëllua 20 herë me një automatik MP nga një makinë tip "Audi A7" dhe njëri prej tyre e qëlloi nga xhami i makinës kur ishte paralelisht afruar. Ai mori një plumb në pjesën e nofullës dhe ndodhet në spitalin e Traumës.Vetë ka rrëfyer se nuk i ka parë atentatorët. 

marklen haka atentat marklen hakes

Sondazh

Poll