Aktualitet

"Çanta e zezë" çon pas hekurave 40-vjeçarin në Tiranë, lëvizte me armë në motor

I riu është ndaluar dhe në çantën që mbante, i është gjetur një armë zjarri, një krehër dhe municion luftarak.

9 Qershor 2022, 09:32 Nga F.M
"Çanta e zezë" çon pas hekurave 40-vjeçarin
Arrestimi i Ritvan Xhotës

TIRANË- Ritvan Xhota, 40 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga teksa qarkullonte me armë zjarri me motor. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se arrestimi i Xhotës është realizuar në kuadër të operacionit “Çanta e zezë”. I riu është ndaluar dhe në çantën që mbante, i është gjetur një armë zjarri, një krehër dhe municion luftarak. Materialet janë sekuestruar, ndërsa 40-vjeçari është arrestuar e akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Black bag", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja". Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin "Bajram Curri", një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin "Bajram Curri", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes ritvan hoxha

Sondazh

Poll