Politike

‘Teatri’, Thirrja e Bashës për protestuesit: Takim nesër në orën 11:30, do nënshkruhet marrëveshja për kulturën

24 Korrik 2019, 19:48 Nga DOSJA
‘Teatri’, Thirrja e Bashës për protestuesit: Takim

TIRANË- Lideri demokrat, Lulzim Basha i ka ftuar protestuesit e Teatrit Kombëtar që të takohen me të ditën e nesërme.

Sipas Bashës, brenda Teatrit ata dotë firmosin së bashku një marrëveshje, e cila do të vihet në zbatim kur PD të vijë në pushtet.

Beteja duhet të vazhdojë deri në fitoren e kulturës me antikulturën. Nga nesër kërkoj të jemi të gjithë këtu, nesër nënshkruhet marrëveshja për kulturën që do të bëhet realitet. Mirupafshim nesër në orën 11:30, të jemi të gjithë këtu të tregojnë forcën dhe fuqinë tonë,”-tha Basha. 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë, të dashur artistë dua t’ju falenderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm për qëndrës sonë. Mirënjohje për sakrificën tuaj. Artistë jeni kreanria dhe frymëzimi për opozitën dhe qytetarët. Jeni që sot e tutje etaloni I ri I qëndresës së qytetarëve të bashkuar. Keni parë sot brutalitetin e një shteti mafioz dhe një hajduti psiqik që për të larë paratë e drogës do të shkatërroj këtë kujtesë të trashëgimisë kulturore. Beteja duhet të vazhdojë deri në fitoren e kulturës me antikulturën. Nga nesër kërkoj të jemi të gjithë këtu, nesër nënshkruhet marrëveshja për kulturën që do të bëhet realitet. Mirupafshim nesër në orën 11:30, të jemi të gjithë këtu të tregojnë forcën dhe fuqinë tonë.

Kreu i PD-së, ishte i pranishëm edhe gjatë paradites së sotme pranë artistëve dhe protestuesve të shumtë, të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. 

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll