Politike

Një ditë para vettingut, Salianji dorëzon CD në KPA: Prokurori Gentian Osmani i përfshirë në përgjime

24 Korrik 2019, 13:36 Nga DOSJA
Një ditë para vettingut, Salianji dorëzon CD në KPA:

TIRANË- Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka dorëzuar në KPA një CD me përgjime, ku tregohet, sesi prokurori Gentian Osmani bën biseda inkriminuese me Alfred Alizotin.

Në një dalje publike, Salianji tha se prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë KPA-në, pasi përgjimet e dëftojnë qartë se ka lidhje me krimin për hesape politike.

Ish-deputeti u shpreh se  prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese.

KPA do të marrë vendim nesër për prokurorin Gent Osmani.

Sapo dorëzova një CD në Prokurori. Kam bërë me dije se në përgjime dikush komunikon me shtetasin Alfred Alizoton. E ka vënë vetë në përgjim dhe flet në mënyrë miqësore. Duket se është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të ish-ministrit Xhafaj, për ta mbajtur nën trysni.

Një prokuror vihet në shërbim të politikës për të ndikuar në një çështje të caktuar. Kam dorëzuar CD edhe në KPK. Për mua është e dhimbshme sesi prokurori Gent Osmani vihet në shërbim të politikës. Ai ka prishur dhe manipuluar një dosje të trafikut të drogës. Materiali është inkriminues për prokurorin Osmani. Rama dhe Xhacfaj kanë vënë në shërbim të vetes një kriminel si Alfred Alizoti. Ne nuk po sulmojmë drejtësinë, por jemi për drejtësi të pavarur. Të tillë prokurorë duhet të dalin nga sistemi. E kam dorëzuar materialin sipas procedurave. Duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për Gent Osmanin”, u shpreh Salianji.

Ndërkohë,ditën e nesërme KPA do të marrë vendim final për prokurorin Gentian Osmani, lidhur me vettingun.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji gent osmani kpk pergjimet per prokurorin osmani ervin salianji gent osmani kpk pergjimet per prokurorin osmani

Sondazh

Poll