Politike

Protesta tek Teatri, Ina Zhupa: Asnjë hap pas, sëbashku do i ndalim

24 Korrik 2019, 12:18 Nga DOSJA
Protesta tek Teatri, Ina Zhupa: Asnjë hap pas, sëbashku do i ndalim

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Zhupa shprehet se qeveria e Ramës pas refuzimit masiv të 30 qershorit nuk përmbahen më, pasi sipas saj i kanë ditët e numëruara, e duan të mbarojnë punët e pista të nisura. Zhupa shprehet e vendosur së bashku do i ndalin.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Nisi me taksat e larta, me rritjen e cmimit te ujit, me dhunen ndaj ambulanteve, me vrasjen e Arditit, me kullat e pastrimit te parave ne mes te Tiranes, me gazin lotsjelles kundra femijeve te Bulevardi dhe sot duan te bejne Fusha-Kullat e drejtesise se munguar ne mes te Tiranes!

Vjedhje-Shkaterrim-Mashtrim trinomi i Veliajt, nuk do ja dali dot me teatrin e shqiptareve. E keni vene re qe mbas refuzimit masiv te 30 qershorit nuk permbahen me, se i kane ditet e numeruara, e duan te mbarojne punet e pista te nisura!

Se bashku do i ndalim! Asnje hap pas!

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ina zhupa ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar ina zhupa ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll