Politike

30 qershori, gjykata e Vlorës jep vendimin për mandatin e Dritan Lelit

24 Korrik 2019, 12:29 Nga DOSJA
30 qershori, gjykata e Vlorës jep vendimin për mandatin e Dritan Lelit

VLORË- Gjykata e Vlorës i ka miratuar ditën e sotme mandatin kryebashkiakut të majtë për bashkinë e Vlorës, Dritan Lelit.

Seanca për konfirmimin e Lelit u mbajt sot në gjykatën e Vlorës, ndërsa përballë tij garonte Valbona Mezini e Bindjes Demokratike.

Gjykata e Vlorës ka mbyllur procesin, duke rikonfirmuar Lelin në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme.

Në këtë mënyrë shkojnë drejt konfirmimit pothuasje të gjithë kryebashkiakët socialistë, me përjashtim të atij të Vorës, për të cilën Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën.

Ngërçi me mandatet e kryebashkiakëve erdhi pas mosnjohjes nga opozita të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetarët e bashkive të djathta janë zotuar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, ndërkohë që gjykatat kanë dhënë mandatet në shumicën e bashkive. “Mollë” sherri u kthye mandati i Valbona Sakos në Durrës, ku gjykata njëherë vendosi të mos e jepte mandatin, e dy ditë më vonë ia dha atë kandidates socialiste.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli gjykata e vlores mandatet e kryebashkiake zgjedhjet 30 qershor 2019 dritan leli gjykata e vlores mandatet e kryebashkiake zgjedhjet 30 qershor 2019

Sondazh

Poll