Politike

I buzëqeshur vesh më vesh, pasi u shkarkua nga Rama, Ditmir Bushati fotografohet me sekretarin e OSBE-së

24 Korrik 2019, 18:26 Nga DOSJA
I buzëqeshur vesh më vesh, pasi u shkarkua nga Rama, Ditmir Bushati

TIRANË– Një ditë pas vendimit të kryesocialistit Edi Rama për ta larguar nga drejtimi i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger.

Në një foto të siguruar nga Panorama, Greminger dhe Bushati duken të qeshur teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.

Nuk dihen detaje lidhur se me çfarë është diskutuar gjatë takimit të tyre por mund të ketë lidhje me hapat që Bushati paralajmëroi se do të merrte pas Asamblesë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama la pa post ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili njihet si një prej zërave më kritikë brenda PS-së. Megjithatë, mbeten ende mister arsyet e largimit nga drejtimi i qarkut Shkodër për të cilin nuk u dha asnjë motivacion.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 23 korrik asambleja e ps-së ditmir bushati edi rama 23 korrik asambleja e ps-së ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll