Politike

“Kjo qeveri është bandë”, Basha nga Dibra: Është koha për rotacion, jo ndërrim karrigesh

24 Korrik 2019, 17:15 Nga DOSJA
“Kjo qeveri është bandë”, Basha nga Dibra:

DIBËR- Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Basha u zhvendos pasditen e së Martës në Peshkopi. Fillimisht Basha është ndalur në njësinë administrative Kastriot, pasi një grup mbështetësish i dolën para për ta takuar.

Më pas takimet e tij u zhvilluan në qytetin e Peshkopisë. Nga ky qytet Basha u shpreh se në vend të të burgosurve politik që nga 16 Shkurti, duhej të ishin vjedhësit e zgjedhjeve të 2016 në Bashkinë Dibër.

“Dy herë janë spastruar shqiptarët në histori: nga Sllobodan Millosheviçi në Kosovë dhe janë 400 mijë shqiptarë të spastruar nga regjimi kriminal i Edi Ramës, të spastruar nga politikat e represionit, të terrorit, të shpunësimit, të gjobave, të rritjes së kostos së jetës, rritjes së çmimeve. Ne jemi të vendosur ta ndalim këtë projekt- theksoi lideri i opozitës, i cili u shpreh se mbështetja me investime është projekti më i mirë për ndaljen e shpopullimit. “Nëqoftëse projekti i Edi Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ne do të kemi projekt kryesor ndaljen e këtij projekti, mbështetjen e Veriut me investime, me rritje ekonomike, politika punësimi dhe t’i japim dorën biznesit të vogël, të rihapim shkollat dhe universitetet e mbyllura, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e rritjes ekonomike”- deklaroi kreu i opozitës.

Pas Peshkopisë, Basha është ndalur në Bulqizë ku dhe aty ka zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë e drejtues lokal të Partisë Demokratike. Gjatë vizitës në qytetin e minatorëve është vënë re shoqërimi i liderit demokrat nga ish deputeti Roland Këta. Ky i fundit bën pjesë nga ata deputet të cilët nuk u rikandiduan nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2017, megjithatë ai është parë krah Bashës në takimin e fundit në Bulqizë. Nga Bulqiza, kreu demokrat tha se Partia Demokratike ka një zhvillim të qartë të vendit, duke e kthyer pasurinë publike tek populli e jo të grabitet nga politikanët dhe oligarkët.

Vetëm 2 vjet e 6 muaj pas masakrës elektorale të 2016 në Dibër dhe asaj të 2017-ës në të gjthë vendin, shqiptarët kanë dhënë mesazhin më të qartë me braktisjen dhe refuzimin total të regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës me 30 qershor. 85 përqind refuzim. Është sinjali më i qartë se shqiptarët kanë kryer punë me këtë regjim, se duan ta largojnë një orë  e më parë. Është thirrja dhe kushtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëve për ndryshim”, u shpreh Basha

Lideri demokrat tha nga Bulqiza se zgjidhja e vetme e krizës, është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e lokale.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne bulqize lulzim basha basha ne bulqize lulzim basha

Sondazh

Poll