Politike

Merr drejtimin e Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme, gjykata miraton mandatin e Erjon Veliajt

24 Korrik 2019, 13:00 Nga DOSJA
Merr drejtimin e Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme, gjykata miraton

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka miratuar mandatin e Erion Veliajt, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme.

Në mbledhjen e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërsa, pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht në ditët në vijim.

Ndërkohë ditën e sotme, gjykata e Vlorës miratoi mandatin e kryebashkiakut të majtë për bashkinë e Vlorës, Dritan Lelit.

Ngërçi me mandatet e kryebashkiakëve erdhi pas mosnjohjes nga opozita të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetarët e bashkive të djathta janë zotuar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, ndërkohë që gjykatat kanë dhënë mandatet në shumicën e bashkive. “Mollë” sherri u kthye mandati i Valbona Sakos në Durrës, ku gjykata njëherë vendosi të mos e jepte mandatin, e dy ditë më vonë ia dha atë kandidates socialiste.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erjon veliaj gjykata e tiranes mandati i veliajt zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 erjon veliaj gjykata e tiranes mandati i veliajt zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll