Politike

Basha mbledh kryebashkiakët e PD-së në seli, Xhelal Mziu i vendosur: S’ka asnjë shans të lëshojmë zyrat

24 Korrik 2019, 16:28 Nga DOSJA
Basha mbledh kryebashkiakët e PD-së në seli, Xhelal Mziu i

TIRANË– Kur edhe javë na ndajnë nga momenti kur kryebashkiakët e zgjedhur nga 30 qershori të kërkojnë lirimin e zyrave, opozitarët duket se i qëndrojnë vendimit të tyre por të mos i lëshuar karriget.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive, të cilët konfirmuan edhe njëherë se nuk do t’i lironin zyrat.

“Nuk kishte zgjedhje më datë 30 qershor. Ne do vazhdojmë punë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans”– mësohet se ka thënë gjatë mbledhjes kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Ndërkohë Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshillat në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit. Nga ana tjetër, opozita ka depozituar disa padi duke pretenduar pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Opozita i qëndron fjalës së saj se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili ka caktuar një tjetër datë për votime, më 13 tetor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha xhelal mziu zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha xhelal mziu zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll