Politike

Zgjedhjet lokale, PD Elbasan kallëzim penal për komisionerët socialistë (Dokumenti)

24 Korrik 2019, 16:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, PD Elbasan kallëzim penal për komisionerët

ELBASAN- Partia Demokratike, ka paditur anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Elbasanit.

Kjo për shkak se PD në Elbasan pretendon se ka prova se në procesin e votimit të 30 qershorit ka parregullësi. PD akuzon komisionerët për shpërdorim detyre dhe falsifikim të materialit zgjedhor.

Zgjedhjet lokale  u zhvilluan më 30 qershor, ku morën pjesë 23.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë përveç Finiqit. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që Ilir Meta e quajti një votim socialist.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan pd pd padit komisioneret e ps zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 elbasan pd pd padit komisioneret e ps zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll