Politike

Kryesia/ Këlliçi më i votuari, kthehet Topalli, Zhupa merr besimin e PD, kush ngeli jashtë

I gjithë procesi nisi në orën 08:00 me plotësimin e kuorumit e pati një ndërprerja kur në selinë blu pllakosi zia. Kjo, pasi një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Partisë Demokratike, ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në Gjermani.

28 Maj 2022, 19:13 Nga DOSJA
Kryesia/ Këlliçi më i votuari, kthehet Topalli, Zhupa merr
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

TIRANË- Partia Demokratike ka zgjedhur sot Kryesinë e re pasi vulosi procesin e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të selisë blu. Në listën me 20 të zgjedhurit bie në sy se Belind Këlliçi është më i votuari, i cili ka marrë mbështetjen e 192 anëtarëve e ndiqet nga Flamur Noka që ka 166 vota. Pas tij vjen Oerd Bylykbashi, ndërsa më pas lista pasohet nga një grua, Fatbardha Kadiu. Nga 20 të zgjedhurit nga 46 kandidatët që u dorëzuan një natë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha shihet se nuk mungojnë rikthimet. Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, Edith Harxhin, e Florion Mimën. Surprizë në listë ishte emri i deputetes Ina Zhupa, por Berisha tha se ajo ka bërë një përfaqësim të shkëlqyer në Kuvend. Të gjithë kandidatët, sipas Berishës kanë kredenciale e merita politike mjaft të vlefshme. Jashtë të zgjedhurve kanë mbetur Arben Imami, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, Klevis Balliu e Genc Pollo.

I gjithë procesi nisi në orën 08:00 me plotësimin e kuorumit e pati një ndërprerja kur në selinë blu pllakosi zia. Kjo, pasi një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Partisë Demokratike, ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në Gjermani. Ai ndodhej i shtruar në spital prej tre muajsh, por sot mbylli sytë e u nda nga kjo jetë. Ky lajm, tronditi të gjithë demokratët, të cilët në mesditë u ngritën në këmbë, ulën kokat e mbajtën një minutë heshtje në nderim të Nishanit. Sigurisht që edhe ngushëllimet nuk munguan.

Procesi i votimit u mbyll rreth orës 19:00. E gjithë procedura është transmetuar drejtpërdrejt në kamera, një risi kjo në Partinë Demokratike. Vetë kreu i selisë blu foli për misionin e Rithemelimit, që sipas tij është rrëzimi i maxhorancës, të cilës iu referua me fjalët ‘ata që vjedhin natën dhe ditën bëjnë thirrje pro amerikane’. Sali Berisha në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar ka sulmuar paraardhësin e tij në krye të kësaj partie, Lulzim Basha për drejtimin e dështuar në 8 vite të PD-së. Berisha tha se qeveria ka pafund para krimi se regjimi aktul është i qelbur dhe se kryeministri Edi Rama bashkëpunon me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kundër Shqipërisë.

Lista me fituesit:

Fatbardha Kadiu 141 vota
Ina Zhupa 126 vota
Jozefina Topalli 118 vota
Edith Harxhi 85 vota
Mimoza Hajdarmataj 78 vota
Eleina Qirici 75 vota

Belind Këlliçi 192 vota
Flamur Noka 166 vota
Oerd Bylykbashi 148 vota
Ervin Minarolli 137 vota
Luçiano Boçi 128
Agron Shehaj 123 vota
Lauan Baçi 121 vota
Grigels Muçollari 116 vota
Gent Sstrazimi 100 vota
Enno Bozdo 96 vota
Keltis Kruja 91 vota
Arben Rristani 90 vota
Aldo Bumçi 89
Florion Mima 88

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që ra në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka. Sali Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...