Politike

Kosova në lot për humbjen e Nishanit, politikanët: Na mbështeti deri në frymën e fundit

Të gjithë kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbje për humbjen e ish-Presidentit Nishani.

28 Maj 2022, 17:15 Nga DOSJA

Kosova në lot për humbjen e Nishanit, politikanët: Na

KOSOVË- Politikanët në Kosovë kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e ish-Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Presidentja e Kosovës shkruan se Nishani për Kosovën ka bërë shumë dhe e ka mbështetur deri në frymën e fundit.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së presidentit Bujar Nishani. Haradinaj ka thënë se Nishani do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

 “Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe. Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.  U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur gjithashtu ngushëllime. Haziri ka shkruar se Gjilani do ta kujtojë Nishanin i cili ishte edhe qytetar nderi i kësaj komune.

“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Paolli ka reaguar. Pacolli ka thënë se e ka pasur Nishanin mik shumë të afërt.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”, ka shkruar Pacolli.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar Shqipërinë për vdekjen e ish-presidentir Bujar Nishani. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me dhimbje. 

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Nishani ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë! Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...