Politike

VD-Ditë zie në PD! Ndërpritet numërimi i votave për kryesinë, demokratët ulin kokat në nderim të ish-Presidentit Nishani

Siç duket demokratët po zgjedhin Kryesinë e re mes dhimbjes së humbjes së një veterani.

28 Maj 2022, 15:12 Nga DOSJA
VD-Ditë zie në PD! Ndërpritet numërimi i votave për
Selia blu

TIRANË- Selinë blu e ka pushtuar heshtja pasi mes demokratëve mbërriti lajmi i hidhur se ish-Presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Numërimi i votave për anëtarët e kryesisë ndaloi dhe personi që po lexonte emrat heshti. Kur rinisi numërimin, zëri i tij dëgjohet i dridhur dhe gati i ngashëryer. Siç duket demokratët po zgjedhin Kryesinë e re mes dhimbjes së humbjes së një veterani.

“Sapo jemi njoftuar që President Nishani ka ndërruar jetë, ta respektojmë me një minutë heshtje,”- tha ai dhe të gjithë ulën kokat.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll