Politike

Ikja e Bujar Nishanit, Këlliçi: I jam mirënjohës përjetë, për çdo këshillë

Ai shton se me ish-Kreun e Shtetit ka qenë i ndëruar që është njohur.

28 Maj 2022, 17:29 Nga DOSJA
Ikja e Bujar Nishanit, Këlliçi: I jam mirënjohës
Belind Kelliçi

TIRANË- Belind Këlliçi ka reaguar i hidhëruar pas humbjes së ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se do t’i kujtojë gjithmonë këshillat që ka marrë nga Nishani. Ai shton se me ish-Kreun e Shtetit ka qenë i ndëruar që është njohur.

“I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij! Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!”- shkruan Këlliçi.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...