Politike

Ikja e Nishanit, Sejko: Humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare

Sejko shton se Nishani u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.

28 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
Ikja e Nishanit, Sejko: Humbje e madhe për politikën dhe
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një mesazh, Sejko shkruan se vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare. Sejko shton se Nishani u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.

Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori Sejko:

Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash. Prehu në paqe President Bujar Nishani!

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m.dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...