Politike

VD-Misioni i PD? Berisha: T'i shkurtojmë jetën qeverisë së Ramës

Berisha deklaroi ditën e sotme se misioni i partisë është që t'i shkurtojë jetën qeverisë së Edi Ramës.

28 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA
VD-Misioni i PD? Berisha: T'i shkurtojmë jetën qeverisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se misioni i partisë është që t'i shkurtojë jetën qeverisë së Edi Ramës. Kështu tha sot Berisha përballë demokratëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Berisha shtoi se misioni duhet të jetë bindja e çdo shqiptari që synimi të bëhet Brukseli.

Ne si drejtues çdo ditë duhet të themi pse e rithemeluan PD-në? Duhet të qëndrojmë në misionin tonë. Shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës. Kjo ndodh atëherë kur të bindim shqiptarët se Shqipëria bëhet vetëm me shqiptarët. Ky mision është në lartësinë e tij kur të bindim çdo shqiptar se destinacioni ynë nuk është as Beogradi dhe as Stambolli por vetëm Brukseli. Ky mision përmbushet kur të hedhim poshtë me përçmim të gjithë insinuatat, slloganet e atyre të cilët vjedhin natën e ditën thërrasin: Rroftë Amerika! Plaçkisin natën e ditën thonë: Rroftë Amerika! Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Asnjë komb nuk ka ecur dhe nuk është zhvilluar nëse nuk ka mbrojtur interesin kombëtar" - tha Berisha. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll