Politike

VD-Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Berisha tha se “është e vërtetë që qeveria ka pafundi para krimi”, por “ky regjim është kalbësirë”.

28 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD-Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është zotuar se do të shkurtojë ditët e qeverisë Rama.  Gjatë fjalës në Këshillin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë, Berisha tha se “është e vërtetë që qeveria ka pafundi para krimi”, por “ky regjim është kalbësirë”. Po ashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bashkëpunon në krime me Vuçiç.

'Shqipëria humbi orientimin e saj evropian, perëndimor. Edi Rama fajin e gjen tek Evropa dhe përpiqet ta kërcënojë. Fajin se ka Evropa miq të e mi, ka problemet e veta normale, çdo organizim, çdo shtet ka problemet e veta, por s’janë kurrë këto probleme që na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera që mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit. Çfarë na pengoi? Lidhjet e Edi Ramës me krimin. Cili nuk dinte lidhjet e Edi Ramës me bandat e Shkodës, Durrësit, Elbasanit dhe bandat e tjera. Të gjithë i dinin, tani kanë dalë sheshit. Ujku i Bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit, tani del qartë të Rama dhe Vuçiç i bashkon krimin, krimi është muri i vërtetë i bllokimit të procesi të integrimit. Dokumente të pakundërshtueshëm, akte zyrtare tregojnë se Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale. 2 metrosh thotë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus duart në xhepa, ai vjedh me çdo firmë, me çdo dokument, Lexoni aktet e inceneratorit, si i ka dhënë ministrave statusin e investitorit strategjik që ndalohet në mënyrë kategorike, si shpërbën parkun e Butrinit, vetëm e vetëm që të shndërrojnë 800 hektarë të tij në vila e resorte.

Çdo të thotë kjo analizë? Ne duhet të them pse anëtarët krijuan? Duhet të punojmë me çdo shqiptar, ky mision dhe jemi në lartësinë e tij, kur të bindim çdo shqiptar se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtimi i identiteti, kur ti bindim se destinacioni ynë s’është as Stambolli dhe as Beogradi, por Brukseli.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll