Politike

Ikja e Nishanit, Bamir Topi: Jam i trishtuar, ruaj konsiderata të veçanta për të

Topi shkruan se ruan konsiderata të veçanta për të ndjerin.

28 Maj 2022, 16:59 Nga DOSJA
Ikja e Nishanit, Bamir Topi: Jam i trishtuar, ruaj konsiderata të
Bamir Topi dhe Bujar Nishani

TIRANË- Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Bujar Nishanit. Në një mesazh, Topi shkruan se ruan konsiderata të veçanta për të ndjerin.

Mesazhi:

Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...