Politike

Nishani ndërroi jetë, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë.

28 Maj 2022, 16:39 Nga DOSJA
Nishani ndërroi jetë, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një
Bujar Nishani dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për ikjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një reagim, Alibeaj shkruan se kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua. Sipas Alibeajt, me ikjen e Nishanit, Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë.

“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”- shkruan Alibeaj.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(f.m.dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2022, 16:37

Ikja e Nishanit, Rama: Ngushëllime familjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Kreu i qeverisë ka postuar nj&eu...