Politike

Ikja e Nishanit, Gjiknuri: Ngushëllime, përcolli vlera, qetësi e maturi

Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve.

28 Maj 2022, 16:36 Nga DOSJA
Ikja e Nishanit, Gjiknuri: Ngushëllime, përcolli vlera, qetësi e

TIRANË- Damian Gjiknuri është një tjetër socialist që ka reaguar për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një postim në Facebook, Gjiknuri shkruan se Nishani ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë. Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!  Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë! Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!

Më herët shprehu ngushëllimet edhe Elisa Spiropali. Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll