VD-'Vjedhin natën, ditën thonë 'rroftë Amerika'/ Berisha: SHBA s'mbështet plaçkitës
Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar theksoi faktin se ‘Shqipërinë e bëjnë shqiptarët’. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.
'Kur të hedhim poshtë me përçmim të gjitha insinuatat sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’, plaçkisin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’. Ky është qëndrimi më antiamerikan që mund të mbahet. Amerika është dheu dhe vendi i vlerave të lirisë. Ajo udhëheq e rrezaton si avokat e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve e grabitësve e organizatave kriminale që qeverisin në vende të tjera. Ndaj e s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.
Misioni ynë është të konsolidojmë në këtë vend ato vlera që kanë bërë të madh çdo komb të lirë. Asnjë komb nuk ka ecur para nuk është zhvilluar në rast se nuk ka mbrojtur interesin e tij kombëtar. Asnjë vend nuk është zhvilluar nëse s’ka pasur një shtet patriotik. Këto janë thirrjet për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duam të jemi problemi i saj përsëri. Unë kam besim të madh te ju, në frymëzimin e integritetin tuaj e së bashku do ia dalim të realizojmë misionin për shpëtimin e Shqiperise nga ky regjim më i keqi që ka pasur nga koha e Enver Hoxhës.'- tha Berisha.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
VD-Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është zotuar se do të shkurtojë ditët e qeverisë Rama....
VD-Berisha: Moment i veçantë, PD kaloi nga humbja në humbje, duhet të mësojmë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha ditën e sotme se mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD-së...
VD-Këshilli Kombëtar/ Paloka: Jemi 200 anëtarë, kuorumi është plotësuar
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti kuorumin e plotësuar për të ...
VD-Nis Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Urimin e parë ia dërgoj Berishës, kishim vështirësi por ia dolëm
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka mori fjalën i pari në nisje të mbledh...
Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s
Mimi Kodheli TIRANË- Deputetja Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të...
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ AXHENDA, risi numërimi elektronik i çdo flete votimi
Pamje nga selia e PD TIRANË- Është zbardhur axhenda e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.Sipas ...
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, votohet për emrat e anëtarëve të kryesisë (LISTA)
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demo...
Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
DOKUMENTI- S’ishte herën e parë, listës së PD-së për anëtar Kryesie i shtohet Bardh Spahia
PD TIRANË- Lista e kandidatëve për Kryesinë e Kuvendit të Partisë Demokratike është ndryshuar brenda disa minutave....
Rama ka vendosur "VETO"/ Berisha rezolutë në Kuvend për genocidin serb në Kosovë
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
