Bota

Hapja e negociatave, Macron i bën thirrje Bullgarisë: Zgjidhni mosmarrëveshjet, mos bllokoni Tiranën dhe Shkupin

Macron kujtoi lidhjen e tij me perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit që po kalon kontinenti evropian mes sulmeve ruse ndaj Ukrainës, thuhet në deklaratë.

19 Maj 2022, 13:24 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, Macron i bën thirrje Bullgarisë: Zgjidhni
Emmanuel Macron dhe Rumen Radev

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre që do të hapë perspektivën e BE-së për Shkupin dhe Tiranën në një kohë kur ekziston rreziku i destabilizimit në kontinent, teksa zhvilloi një bisedë telefonike me liderët e të dy vendeve.

Qëllimi i këtyre bisedimeve, ndërkohë që Franca mban presidencën e BE-së, ishte inkurajimi i dy vendeve për të vazhduar shpejt dialogun për mosmarrëveshjen mes tyre”, thuhet në deklaratën e zyrës së Presidentit.

Macron kujtoi lidhjen e tij me perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit që po kalon kontinenti evropian mes sulmeve ruse ndaj Ukrainës, thuhet në deklaratë.

Radev i tha Macronit se Bullgaria pret rezultate specifike nga Maqedonia e Veriut në këtë drejtim përpara se Sofja të mund të heqë veton për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin.

Është në interes të stabilitetit në Evropën e bashkuar që çdo kandidat i BE-së të mbrojë vlerat evropiane, të lidhura me të drejtat e qytetarëve të saj, dhe Bullgaria pret rezultate kategorike nga ana e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim përpara se të japë pëlqimin e saj për nisjen e negociatat”, ka theksuar Rumen Radev. 

Ai bëri thirrje që korniza negociuese me Shkupin të përmbajë garanci ligjore se pala maqedonase do të mbajë zotimet që ka marrë.

Bullgaria përdori veton e saj për herë të parë dy vjet më parë, gjë që e pengon gjithashtu Shqipërinë të nisë bisedimet e pranimit në BE, pasi Tirana dhe Shkupi janë të lidhur në proces. Presioni ndaj Sofjes për të hequr veton është rritur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll