Bota

Kancelari gjerman Scholz pritet të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Scholz i tha ligjvënësve në Berlin të mërkurën se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE,  Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare.

19 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA
Kancelari gjerman Scholz pritet të vizitojë vendet e Ballkanit
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të kryejë një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Sipas reuters, Scholz i tha ligjvënësve në Berlin të mërkurën se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE,  Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare.

"Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,"- tha ai.

Një muaj më parë kryeministi Edi Rama udhëtoi drejt Gjermanisë dhe takoi Scholz, ai gjithashtu e ftoi kancelari që të vizitonte Shqipërinë. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll