Bota

Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e aksidentit të autobuzit nga Kosova

Wolfgruber tha se tashmë kanë një dinamikë të qartë për rrethanat e ngjarjes dhe motivin se aksidentit që për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi.

19 Maj 2022, 12:45 Nga DOSJA
Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar

AUSTRI- Zëdhënësi i policisë austriake Hans Wolfgruber ka dalë në një konferencë pë shtyp ku ka folur në lidhje me aksidentin e ndodhur mesnatën e djeshme të një autobuzi me targa të Kosovës i cili ishte nisur për në Gjermani.

Sipas mediave vendase, Wolfgruber tha se tashmë kanë një dinamikë të qartë për rrethanat e ngjarjes dhe motivin se aksidentit që për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi.

Wolfgruber ka thënë në konferencën e parë për shtyp në orët e mëngjesit në Eugendorf se sipas vlerësimeve të para, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e përgjumjes së shoferit ose një defekti teknik.

Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar
Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar

Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e

Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar
Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar
Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar
Defekt ose përgjumje e shoferit, autoritetet tregojnë shkaqet e
Autobuzi i aksidentuar

Autobusi me 28 pasagjerë po udhëtonte në drejtim të Salzburgut kur shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe depërtoi në korsitë ndarëse në zonën e trafikut përballë dhe në fund ndaloi në autostradë në drejtim të Vjenës.

Një kontigjent i madh të ndihmës së parë janë dërguar në vendin e aksidentit ku përveç zjarrfikësve, kishte edhe disa ekipe mjekësore të urgjencës. Mediat më herët kanë raportuar se autobusi që shkonte nga Kosova për në Hannover të Gjermanisë është përplasur me një parmak prej betoni.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll