Bota

'Ka një energji pozitive ndaj Malit të Zi në Bruksel', Abazovic takohet me eurodeputetin Bilçik

Sipas Shërbimit të Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, Abazovic në takim ka theksuar se “ndjehet energji pozitive ndaj Malit të Zi” në Bruksel.

19 Maj 2022, 13:11 Nga DOSJA
'Ka një energji pozitive ndaj Malit të Zi në Bruksel',
Dritan Abazovic dhe Vladimir Bilçik

BRUKSEL-Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka takuar sot në Bruksel bashkëkryetarin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim të Bashkimit Evropian, Vladimir Bilçik.

Sipas Shërbimit të Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, Abazovic në takim ka theksuar se “ndjehet energji pozitive ndaj Malit të Zi” në Bruksel.

"Jemi të bindur se rezultatet e prekshme që do t’i arrijmë në Mal të Zi dhe për sa i përket sundimit të ligjit janë rezultat në progres të shpejtë në rrugën e integrimit”.-tha Abazovic.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq, shefi i Misionit të Malit të Zi në BE, Petar Markoviq, shefja e zyrës së kryeministrit Ana Rasoviq dhe këshilltari i kryeministrit Gjorgje Raduloviq.

Abazovic tha se në bashkëpunim me Kuvendin dëshiron të hapë dialog politik, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe konsensusit të gjerë për temat më të rëndësishme, duke theksuar se e njëjta gjë vlen edhe për rajonin dhe bashkëpunimin rajonal.

Bilçik tha se PE kërkon shumë lajme pozitive nga rajoni dhe se qeveria pro-evropiane në Mal të Zi ka një kontribut të madh për këtë.

Më vonë sot, kryeministri Abazovic do të mbajë një fjalim para eurodeputetëve, anëtarëve të delegacionit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi – Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim”, përfundon deklarata.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll